Luftë e Ftohtë? Rama: Shumë herët për parashikime, pas çdo krize një mundësi e madhe
Ndërsa ka filluar breshëria e sanksioneve ekonomike nga Perëndimi për të ndalur agresorin rus në Ukrainë, kryeministri Edi Rama thotë se është ende herët për të parashikuar nëse po shkojmë drejt një Luftë të Ftohtë.
Por nga ana tjetër, shefi i qeverisë shqiptare thotë se çdo krizë e madhe është dhe një mundësi e madhe.
Rama: Për shkak të detyrës kam pasur fatin të lidh disa marrëdhënie shumë të dobishme me lider të deridjeshëm të Europës. Sot vura re një prononcim të presidentit Sarkozy, me të cilin unë konsultohem hera-herës për politikën e jashtme, i cili ishte thirrur nga presidenti Macron për tu konsultuar dhe kishte thënë që NATO nuk funksionon më, BE nuk funksionon më, G7 nuk funksionon më, G20 nuk funksionon më, Kombet e Bashkuara janë një problem dhe gjithë arkitektura e politikës ndërkombëtare, e institucioneve ndërkombëtare, e organizmave ndërkombëtarë të shekullit XX duke riparë dhe ribërë për shekullin XXI.
Mu kujtua momentin që më bërë pyetjen a ka mundësi të kthehemi prapë te Lufta e Ftohtë sot. Është shumë herët për të bërë parashikime të çfarëdo lloji, koha do të tregojë se çfarë do të dalë nga kjo krizë e tmerrshme.
Mendoj se çdo krizë është sa një problem i madh, dhe kriza të tilla ku futet brenda jeta e njeriut është një tragjedi, por është dhe një mundësi e madhe. Sesi del mundësia e madhe nga një krizë si kjo për botën, Europën, për të gjithë është për tu parë në vijim, se nuk marr përsipër ta profetizoj.

