Puma: Shumica e rusëve të shokuar për luftën në Ukrainë, janë popuj miq dhe vëllezër
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Puma u shpreh se reagimi i shumicë së njerëzve në rusi ka qenë shok, sepse ka shumë miq dhe kushërinj në Ukrainë.
Sipas tij, për 8 vite rresht janë kryer veprime të forta luftarake në Donjesk dhe se ka pasur viktima civile të bombarduara nga ushtria ukrainase
Puma: Reagimi i shumicës së njerëzve ka qenë shok, sepse ka shumë miq dhe kushërinj në Ukrainë, janë të përzierë. Nuk e imagjinojnë dot një luftë mes popujve vëllezër, pavarësisht politikës. Ndërkohë pallatet janë dekoruar me flamujt rus për shkak të festës së Çliruesit të Atdheut. Kjo është një festë sovjetike që festohet gjithmonë.
Ndërkohë shtypi zyrtar përsërit atë që thotë Moska duke pohuar se nuk mund të shtyhej konflikti. Për 8 vite rresht janë kryer veprime të forta luftarake në Donjesk. Ka pasur viktima civile të bombarduara nga ushtria ukrainase, gjë e cila nuk është reflektuar gjithmonë drejt në perëndim.

