Ukraina, Mediu flet për rrezikun që i kanoset Ballkanit: Rusët vazhdimisht po krijojnë konflikte
Në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për rrezikun rus që i kanoset Ballkanit.
Sipas tij, sot shënjestër e Moskës është Ukraina por objektivi i saj i qartë është Europa.
Mediu: Shqipëria dënon vendosmërisht sulmin Rus mbi Ukrainën. Putin ka zgjedhur rrugën e agresionit ushtarak kundër nje vendi sovran si Ukraina.
Po mos të bëjmë asnjë gabim: Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa. Më lejoni të kem vëmendjen tuaj për rajonin e Ballkanit ku prej kohësh Rusia ka shtuar jo thjeshtë prezencën ushtarake, inteligjente, ekonomike dhe mediatike, por për më tepër është e qartë se ata janë mbrapa skenarëve dhe konflikteve në Ballkan.
Serbia shpenzon miliarda dollarë për armatime dhe mjete ushtarake nga Rusia, në një kohë qe se kërcënon askush dhe situata ekonomile vjen e rëndohet.
Deklarimi i Republika Serbska për tu larguar nga Federata e BHi, krijimi i ushtrisë së Republika Sërbska stimulohet e mbështetet nga Beogradi dhe Moska.
Stimulimi i konfliktit në kufirin verior të Kosovës, vendosja e trupave ushtarake Serbe në kufi pa asnjë shkak, mbështetja dhe prezenca e Ambasadorit Rus tregon qartë për një plan të kordinuar veprimesh.
Rusia është e interesuar të rrisë prezencën e saj në Ballkan duke përdorur agresivitetin ushtarak, dhe kordinimin me faktorët dhe partnerët Rus në Ballkan për të krijuar konflikte.

