Robelli: Putin e di ‘vijën e kuqe’, etja e tij për hakmarrje ndaj Perëndimit është e madhe
Analisti Enver Robelli, është shprehur se nuk beson se do të ketë ndërhyrje të NATO-së në Ukrainë, pasi kjo e fundit nuk është pjesë e kësaj aleance.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Betin Njuma, Robelli u shpreh se nuk dihet se do zgjasë kjo situatë, ndërsa shtoi se Presidenti Vladimir Putin e di deri ku e ka ‘vijën e kuqe’.
Enver Robelli: Nuk besoj se do të ktë ndërhyrje të NATO-së në Ukrainë. Ukraina nuk është anëtare e NATO-së. NATO nuk ka bazë ligjore për të përkrahur Ukrainën. Por varet se sa do të zgjasë konflikti. Shumë gjëra varet se si do të jetë situata në javën e ardhshme ku do të shihet edhe reagimi i Perëndimit.
Sankionet e vendosura ndaj Rusisë se besoj se do të kenë efekt të menjëhershëm. Putin mendoj se e ka parashikuar se deri ku e ka vijën e kuqe, por megjithatë varet se sa do të zgjasë. Rusia nuk është një vend atraktiv për njerëzit e mirë arsimuar. Çdo vit emigrojnë mbi 70 mijë rus e ruse, që gjejnë vende pune në vendet e jashtme për shkak se nuk kanë ardhëmëri në Perandorinë e Putin.
Ai tha se Putin ka për qëllim të hakmerret ndaj Perëndimit duke shtuar se nuk merakoset shumë për Rusinë.
Enver Robelli: Etja e Putin për të ju hakmarrë Perëndimit është jashtëzakonisht e madhe, nuk është se merakoset për fatin e vendit të tij.
