Ulen shifrat nga Covid-19, 1 viktimë, 191 raste të reja dhe 68 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 191 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije nuk ka mundur t'i mbijetoj Covid-19 një qytetare nga Tirana 70 vjeçe. 

Ndërkohë mësohet se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 72 raste të reja  14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 191
Të shëruar në 24 orë 378
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1743

Testime totale 1,736,486
Raste pozitive 271,141
Raste të shëruara 264,287
Raste Aktive 3396
Humbje jete 3,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 982
Fier 548
Elbasan 378
Vlorë 330
Berat 248
Lezhë 242
Kukës 159
Durrës 139
Gjirokastër 136
Shkodër 132
Korçë 77
Dibër 25