U arrestua për shpërdorim detyre, lihet në burg kryenspektorja e IMT-së në Sarandë
Gjykata ka lënë në burg kryeinspektoren e IMT në Sarandë, Romina Pulaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
31 vjeçarja, u arrestua dy ditë më parë (22 shkurt) në kuadër të operacionit ‘Heshtja’. Ajo u është shoqëruar nga policia në orën 24:00 të natës, teksa ndodhej në banesë me shtetasin Martin Arapin, vartësin e saj në IKMT-në Sarandë.
Gjatë hetimeve të kryera u konstatua se Pulaj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë.
Më kuadër të operacionit ‘Heshtja’ u shpall në kërkim pronari i objektit 7-katësh, Pando Papuçi.
Veç procedimit të dy personave, zyrtares Pulaj dhe biznesmenit Papuçi, prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar sekuestrimin edhe të pallatit 7 katësh që ndodhet duke u ndërtuar në hyrje të pallatit të Sarandës.
Veç, kësaj çështje Romina Pulaj, është kallëzuar penalisht edhe në dhjetëra raste të tjera ku është konstastuar abuzimi me detyrën, dosje këto që janë në trajtim nga prokuroria e Sarandës, informon Ora News.
Sipas një kallëzimi të botuar pak kohë më parë nga “Ora News”, Romina Pulaj, në cilësinë e shefes së IKMT-së pranë bashkisë Sarandë, ka lejuar ndërtimin pa lejë të kateve shtesë në objektin ekzistues.
