Putini i vendosur: Nuk kishte zgjidhje tjetër përpos një operacion ushtarak në Ukrainë

Ndërsa sot nisi sulmin ushtarak mbi Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se  nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të urdhëronte një operacion ushtarak.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë në kuadër të të gjitha përpjekjeve të mëparshme të Moskës lidhur me shqetësimet e saj të sigurisë që ishin adresuar dhe marrë parasysh.

Presidenti rus i bëri komentet e tij duke iu drejtuar Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve ditën e sotme.

Ndërkohë, Moska i kishte bërë thirrje aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të garantuar që Ukraina nuk do të lejohej kurrë të bëhej anëtare dhe të ndalonte të gjithë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore përpara sulmit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.