Kulluri: Rusia do paguajë çmim për ndërhyrjen që bëri. Biden pritet të vendos sanksione të forta
Ish sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes Edvin Kulluri, është shprehur se tashmë zyrtarisht në Europë ka luftë.
Në një intervistë për Ora News, Kulluri u shpreh se Rusia nuk e ka të lehtë këtë luftë pasi sipas tij nuk mjafton vetëm numri i pajisjeve ushtarake dhe numri i ushtarëve për të treguar forcë
Edvin Kulluri: Flasim për një cënim të sovranitetit të një shteti të pavarur. Integritetit i Ukrainës është cenuar që në vitin 2014. Thelbi u konfliktit është qëllimi i Ukrianës për të hyrë në NATO. NATO SHBA dhe të gjithë ne duhet të dimë të përballemi me këtë situatë të re që është paralajmëruar por erdhi si e papritur.
Sot në orën 6:00 zyrtarisht në Evropë ka luftë. Së pari duhet të themi se vetë Rusia nuk e ka kaq të lehtë. Nuk i mjafton vetëm numri i pajisjeve ushtarake dhe numri i ushtarëve për të treguar forcë. Fuqia ushtarake ekonomike e NATO-së është dhjetra herë fish më e madhe se ajo Ruse, pavarësisht se Ukraina nuk është vend i NATO-së.
Ndër të tjera ai tha se pritet që Joe Biden të vendos sanksione të forta ndaj Rusisë.
Edvin Kulluri: Rusia patjetër që do paguante një çmim të lartë ekonomik për ndërhyrjen bëri. Presim nga Joe Biden që të shpallë paketën e re të sanksioneve të forta. Një luftë në Ukrainë do të ketë një kosto shumë të madhe.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.

