Edhe shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para ambasadës ruse në Tiranë

Ndërkohë që në të gjithë botën janë duke u zhvilluar protesta para ambasadave rusë ndaj sulmit rus kundrejt Ukrainës, një gjë e tillë është duke u bërë edhe në Shqipëri.

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh të ndryshëm kanë dalë mbrëmjen e sotme para ambasadës ruse në Tiranë.

Ata mbajnë në duar flamuj shqiptarë dhe ukrainas, si dhe pankarta kundrejt Rusisë dhe ndalimit të sulmit të saj ndaj populli Ukrainës.

Protesta të tilla janë zhvilluar ditën e sotëm, pas nisjes së sulmit rus, edhe në shumë vende të tjera të botës.

Ndërkohë, sulmi rus ajror vazhdon në Ukrainë ku tashmë ka lënë më shumë se sa 40 persona të plagosur dhe duke shkaktuar një situatë të rrezikshme në rajon dhe Evropë.

Edhe shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para

Edhe shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para

Edhe shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para

Edhe shqiptarët solidarizohen me Ukrainën, protestë para