Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti thirrje ukrainasve të mbrojnë vendin: Do ju japim armë
Ukraina ndërpret zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj në territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.
Presidenti i Ukrainës, ka deklaruar se të gjithë qytetarëve që janë të gatshëm të mbrojnë vendin nga forcat ruse Kievi do t'i japë armë.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje gjithashtu rusëve që të dalin dhe të protestojnë kundër vendimit të Moskës për të pushtuar fqinjin e saj.
Edhe Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov bëri thirrje për këdo që do të rrëmbejë armën kundër forcave ruse të regjistrohet menjëherë në njësitë e mbrojtjes territoriale të vendit.
Ajo çfarë duhet është vetëm një pasaportë ukrainase, tha zoti Reznikov.
“Armiku po sulmon por ushtria jonë është e pathyeshme”, tha ai. “Ukraina po kalon në modalitetin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse”.
