Ukraina u zgjua nga shpërthimet, shikoni momentin kur Putin shpalli pushtimin e saj (video)

Ky është momenti kur presidenti rus njoftoi vendimin e Moskës për të pushtuar Ukrainën. Ai e quajti këtë veprim "një operacion ushtarak" në rajonin lindor të Donbasit të vendit.

"Vendosa të ndërmarr një operacion ushtarak. Qëllimi është mbrojtja e njerëzve, të cilët për 8 vite kanë vuajtur nga abuzimi dhe genocidi nga regjimi i Kievit," tha Putin.

Deri tani raportohet për 7 ushtarë të vrarë në frontin e Ukrainës. Ndërsa Ukraina thotë se ka vrarë 50 forca ruse dhe ka rrëzuar 6 helikopterë.