Helm dëshmitarit në burg, Zbardhen detaje nga hetimi për tentativën ndaj Luftar Reçit

Një punonjës i burgut të Drenovës ishte kontaktuar për të futur brenda institucionit helmin që do të hidhej në ushqimin e dëshmitarit Luftar Reçi. Kështu pretendohet në dosjen e prokurorisë ndaj shtetasve Gentian Goskova dhe  Ervis Kosova të cilët akuzohen se kanë kërcënuar dëshmitarin e drejtësisë dhe më pas klanë tentuar ta vrasin me qëllim për të zhlverësuar thëniet e tij para prokurorisë. 

“Ora News” zbardh ekskluzivisht planin për ekzekutimin me helm brenda në burg të bashkëpuntorit të SPAK-ut, Luftar Reçi, duke synuar që helmimi i tij të kryhej kur të konsumonte ushqimin.

Ky skenar është dashur të vihet në jetë, gjatë kohës kur Gentian Goskova ose “Reqi i Korçës”, negocionte me familjarë të Luftarit, që ai të tërhiqte dëshminë kundër Emiljano Shullazit, për vrasjen e Vajdin Lames.

Pjesë e kësaj skeme për helmimin e dëshmitarit, ka qënë dhe Ervis Kosova, një njeri i besuar i Shullazit, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK.

Sipas dosjes hetimore “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpuntori i SPAK.

Por punonjësi i burgut, E.P, njëherësh mbante kontakte dhe më prokurorin e SPAK-ut që ndjek çështjen e Shullazit, duke e informuar për çdo situatë dhe bisedë që bënte me dy personat.

Sipas hetimeve, E.P, ka treguar se gjatë një bisede që ka zhvilluar me “Reqin” në datën 28 dhjetor 2021 në zonën përballë “Terminalit të Autobuzave”, ai i ka thënë:”… si mundet ta heqim qafe atë malokun dibran Të japim ty 10 mijë euro parapagim dhe ilaçin dhe më pas 90 mijë euro ti japim kur të mbarosh punë…”.

Punonjësi i policisë së burgjeve, i ka pohuar “Reqit” se do flisnin prapë, dhe këtë gjë e ka bërë që të fitonte kohë me qëllim për të njoftuar dhe prokurorinë përë këtë skenar.

I infiltruari i SPAK-ut në këto negociata dhe marrëveshje për të eleminuar Luftar Reçin brenda në burg, ka treguar dhe një takim tjetër me “Reqin” dhe Ervis Goskovën ku i kishin dhënë edhe ilaccin që duhej ti hidhej në ushqim të dënuarit.

Dëshmitari ka thënë se Reqi dhe personi tjetër, e kanë dërguar me makinë deri tek IEVP Drenovë.

"Rreth 150 metra, pa arritur tek porta personi që ishte në vend të parë, zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe duke më thënë: “…ju e merrni ushqimin e tij (Luftarit) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 pika nga ky ilaçi që ka shishja, në ndonjë vend pa kamera dhe t`ia japësh Luftarit, që ta hajë. Personi, pasi ma dha ilaçin më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi" 

Helm dëshmitarit në burg, Zbardhen detaje nga hetimi për
Gentian Goskova