Berisha publikon dokumentet: Ky vendim gjyqi fundos Arben Ahmetajn!

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se një vendim gjyqi e fundos zv. kryeministrin Arben Ahmetajn.

Berisha poston disa dokumente ku sipas tij, fundosin Ahmetajn, i cili ka qenë në një udhëtim së bashku me Mërtirin kur pësuan aksident.

Sipas Berishës, pyetjeve të bëra nga deputeti Belind Këlliçi për këtë gjë, Ahmetaj refuzoi tu përgjigjet, edhe pse një vendim gjyqësor për aksidentin.

Berisha: Një vendim gjyqi qe fundos Ahmetajn! Miq, këtu me poshtë keni vendimin e gjyqit qe fundos Ahmetajn. Ky vendim provon se Ahmetaj qe bën sikur nuk i kujtohet ka qene bashke me Mertirin ne makine ne aksidentin ne Maqedoninë e Veriut!

Gjate pyetjeve qe deputeti Kelliçi i beri atij mbrëmë vone ne darke Ahmetaj mashtroi nen betim dhe refuzoi te pohoje se ne kohen e aksidentit ai ishte ne makine me Mertirin. Mirëpo vendimi gjyqësor fakton se Ahmetaj dhe Mëriti ishin se bashku ne makine kur ndodhi aksidenti.