Zhupa: Rama ka caktuar Tom Doshin si drejtues i fushatës në Shkodër për PS për të blerë vota

Partia Demokratike ka denoncuar përfshirjen e Tom Doshin në fushatën elektorale në Shkodër për PS lidhur me zgjedhjet e 6 marsit.

Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja Ina Zhupa u shpreh se Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar dhe shantazhuar e blerë vota edhe pse non grata nga SHBA-të.

Sipas Zhupës, Doshi është meruar nga Rama de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

Zhupa: Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka. Çdo tendër, emërim, kandidim merr më parë miratimin e Tom Doshit. Siç e konfirmon dhe vetë në takimet elektorale që po zhvillon këto ditë. Edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës siç e konfirmon në videon e mëposhtme e ka përzgjedhur ai. Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialiatët shkodranë që dhe kandidaët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi? A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi?
Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet. Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit. Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit.