Skandali/ Përgjohen deputetët e opozitës, fotot me sms në celular i shkojnë në dorë Veliajt
Kryetarja e Komisionit hetimor të Incineratorëve denoncoi një skandal të paprecendentë të ndodhur në Kuvend.
Në dispozicion kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj I cili po dëshmonte u vunë biseda private të anëtarëve të koimisionit.
Tabaku thotë se janë marrë nga kamerat e Kuvendit ndërkohë që Veliaj thotë se i ka marrë nga portalet por këta të fundit deri në atë moment nuk kishin publikuar asnjë dokument.
Ja momenti
Veliaj: Po ju paskeni lënë nam ndërkohë që ne kemi qenë në seancë. Paska dalë në gjithë portalet. Keni cipë? Se kjo ka dhe një lloj dinjiteti.
Tabaku: Nuk e kuptova çfarë ka ndodhur? Keni marrë kamerat e Kuvendit...
Veliaj: Kamerat i keni Live ju
Tabaku: Kamerat e Kuvendit që po xhirojnë celularët e deputetëve. Këtë nuk arrita të kuptoj.
Veliaj: Është turp.
Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët. I bëj thirrje kryetares së Kuvendit menjëherë të marrë masa garda, të marrë masa menjëherë për kamerat e Kuvendit të cilët lexojnë celularët e deputetëve.
Veliaj: Është turp kjo që po bëni.
Tabaku: E turpshme.
Veliaj: Kjo që bëni është turp, që ulet zëdhënësja atje dhe ju jep...Mos qesh tani se le nam. O Jorida ke lënë nam.
Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit që lexon celularët e gazetarëve
Veliaj: Jo mo jo, kamerat e gazetarëve. Goc Samiu dhe t'i çon pyetjet Desada.
Tabaku: Kryetarja e Kuvendit të marrë masa.
Veliaj: T'i japim zemër shefe Jorit për tifozëri. Ua sa poshtë keni rënë! Shefe Jori të jap edhe unë zemër
Tabaku: Sot qytetarët janë të gëzuar që je para përgjegjësisë.
Desada të përshëndet. 10 veta të stafit të PR dhe ty të del përballë si mua. Ke shkelur privatësinë do të shkosh para ligjit.






