Rama nesër para komisionit hetimor të incineratorëve në orën 12:00: Më ndiqni!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 18:29
Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor të ngitur për të hetur aferën e Inceneratorëve.
Një gjë të tillë e ka bërë vetë me dije kryeministri i cili nga Durrësi është shprehur se do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00.
Rama: Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni!

