Veliaj kalon çdo cak. Pa turp intimidon Tabakun, përmend Olldashin. Refuzon t'i përgjigjet për dhënien e 45 mln euro incineratorit të Tiranës

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj nuk  jep përgjigje komisonit hetimor pse i ka dhënë 45 milionë euro koncesionarit të Tiranës si monopol për hedhjen e dherave, por vijon ta intimidojë duke i thënë se i ka dhënë leje ndërtimi. 

Tabaku e mohon kategorikisht duke e quajtur Veliaj gënjeshtar: "Unë nuk kam marrë asnjë leje. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti"

Tabaku: Ka një vendim të Këshillit Bashkiak për tarifat e dherave?

Veliaj: Unë me këtë punë merrem, të pastroj Tiranën, ju keni mision tjetër. Është shumë e rëndësishme ta kuptojmë këtë historikun e dherave. Unë e kuptoj ti si ndërtuese ke interes...

Tabaku: Unë nuk jam fare ndërtuese zoti Veliaj, unë jam e shqetësuar që i ke shtuar koncensionarit të Tiranës 45 mln euro. Ku e ke bazuar që i ke dhënë 45 mln euro Zotos, Mërtirit dhe Gugalljas?

Veliaj: Këta janë shokët e Gert Bogdanit, mos mi përmend mua.

Tabaku e ndërpret.

Tabaku: Për dherat çfarë vendimi të Këshillit Bashkiak ka?

Veliaj: Kjo është përgjigja ime, ne çdo pastrim të Tiranës e bëjmë 30% më pak se Luli. Në dallim nga Luli i merrte vendimet vetë dhe fillon që në kohën e ndjesë pastë Sokol Olldashit.

Tabaku: Nuk është normale të përmendim dikë që nuk jeton.

Veliaj:  Ju po të kishit respekt nuk ia vidhnit votat Sokol Olldashit

Tabaku: Jeni duke kaluar çdo cak etik e moral. ligjor e normal.

Veliaj: Je dhe ndërtuese, të djeg dhe për dherat unë e kupton që nuk je rehat. E kuptoj që ke shumë probleme pasi je dënuar nga Gjykata për shpifje

Tabaku: Nuk të lë të abuzosh me personin tim. Pse i ke shkuar 45 mln euro koncensionarit të Tiranës?

Tabaku: Pse i ke dhënë koncensionarti 45 mln euro shtesë për dherat?

Veliaj: Je ndërtuese, ke konflikt interesi

Tabaku: Nuk jam ndërtuese

Veliaj: Ke konflikt interesi

Tabaku: Nuk kam asnjë konflikt interesi

Veliaj: Po pse të djeg dhe nuk e lë tjetrin të flasë? Po pse do marr unë Këshill Bashkiak ku do hedhë dherat xhaxhi yt që ndërton pallate

Tabaku: Xhaxhai im nuk po bën asnjë pallat sepse ka ndërruar jetë

Velaij: Ke zhvillim te Fusha e Aviacionit ku familja juaja

Tabaku: Familja ime është përballë çdo organi hetimor dhe mund të jetë nëse është subjekt. Kthe përgjigje, pse i ke dhënë koncensionarit të Tiranës një punë prej 45 mln euro?

Veliaj: Ke konflikt interesi

Tabaku: Unë jam e disponueshme të bëhem objekt i një komisioni hetimor nëse është nevoja, jeni ju në këtë rast

Veliaj: Po të përgjigjem dhe jo të të hyj në hak se ta kam dhënë lejen...

Tabaku: Po gënjeni nën dëshmi, nuk më ke dhënë mua asnjë leje ndërtimi, ktheu këtu te fokusi

Veliaj: Je përfituese

Tabaku: Të të vijë turp, nuk jam përfituese në asnjë leje ndërtimi. Të të vijë turp që gënjen këtu. Nuk jam përfituese, po gënjen. Unë e kuptoj që ke blerë çdo gjë në këtë vend, po mua nuk më blen se më ke pasur përballë me çdo deklaratë që ke bërë. 45 mln euro ja ke dhënë koncensionarit të Tiranës, përgjigju këtu
Veliaj: Me qetësi

Tabaku: Enver Hoxha do ishte krenar per ty

Veliaj: Shoqen Laja po e ben ti