Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s' ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, ka sqaruar rolin e tij i cili në kohën kur janë firmosur dosjet e incineratorëve.

Në fjalën e tij në Komisionin Hetimor, është shprehur se se Ministria e Financave nuk është kontraktor, ndërsa ka shtruar koncesioni i Tiranës është një koncesion i pastër.

Ndër të tjera ai tha Impianti i Tiranës ndërtohet me para private, jo publike ndërsa theksoi se leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor 2020.

Arben Ahmetaj: Po krijojmë tension artificial. Ministria e Financave nuk është kontraktor, është pranuar publikisht se unë nuk kam qene kontraktor, sa i përket koncesionit, të Tiranës, ai ka disa pika dhe disa letër këmbime, është bërë një letër këmbim shumë i gjatë mes disa institucioneve dhe i referohen një nga një të gjitha kërkesat që kanë pasur autoritetet kontraktore, për vizibilitetin. Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale, sa e mban atë vit në bazë të PPA, në bazë të borxhit. Impianti i Tiranës ndërtohet me para private, jo publike, leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor 2020, 60 muaj që shkon mes 2025-2026. Ai koncesion nuk është PPP si Elbasani apo Fieri. Në fund të 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës, ku janë 430 mln euro, nuk është me mbështetje buxhetore që kërkon aprovim nga Ministri i Financave.

Ahmetaj shtoi se koncesioni i Tiranës nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

Arben Ahmetaj: Koncesioni nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore. Bashkia e Tiranës në të drejtën e vet për të lobuar brenda dhe jashtë vendit, ka kërkuar gjithmonë transfertë dhe qeveria vendos në bazë të disponibiliteti të vet të thotë "po" ose jo". Ka marrë transfertë direkte, si organ vendor