“Keni qenë parimisht dakord për koncesionin”, dëshmon Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk ka tagër të përfshihet në PPP
Pas Belinda Ballukut, Armando Subashit, në Komisionin Hetimor për Incineratorët po dëshmon dhe zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj në fjalën e tij, u shpreh se Ministria ne Ekonomisë e drejtuar nga ai në atë periudhë nuk ka pasur tagër për të dhënë mendim mbi një procedurë a draft dhe as të përfshihet në dhënien e PPP-ve.
Teksa ka folur për çështjen e incineratorëve Ahmetaj është ‘përplasur’ me Jorida Tabakun.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Me qetësi
Ahmetaj: Më ke ndërprerë 6 herë. Keni dalë nga kuadri.
Tabaku: Ne kemi në objekt të hetimit 3 inceneratorë. Ju jeni në rolin tuaj në fazën tuaj si në dy pozicione ministri.
Inceneratori i Elbasanit, ju ka sjellë Lefter Koka një shkresë për një procedurë oncensionare dhe ju pyet nëse ju si ministër jeni pro ose kundër.
Ahmetaj: Ministria e Eonomisë nuk ka tagër për të thënë kjo është kështu apo ashtu, por është në nivel politikash. Këtu s’ka pasur vendim. Po diskutojmë për një letër korrekte që ka konsekuensë nul. Jashtë këtij komisin8i janë thënë shumë të pavërteta. Mezi prisja të vija këtu. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve ë PPP-së. Ka pasur një draft që nuk është miratuar.
Tabaku: Në cilin pjesë të ligjit të koncesioneve përmendet negocion pa shpallje paraprake
Ahmetaj: Kjo ka qenë një nga mënyrat e mundshme. Ka kërkuar autorizim, ai nuk është dhënë dhe prandaj ka institucione. Këtu ka ardhur një procedurë për të marrë një autorizim. Prandaj ka dakordësi parimore.
Tabaku: Keni dhënë parimisht Ok.
Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk është përgjegjëse
Tabaku: Pse si ke dhënë një vendim atëherë?
Ahmetaj: Më lër të flas, se kam edhe rekorde jo të mira në debat. Është e rëndësishme të vërtetohen disa të pavërteta. Në këtë rast ka ardhur një kërkesë për një projektvendim, jo procedurë.
Tabaku: Për një procedurë që është nul sepse nuk ka ndodhur
Ahmetaj: Ka vetëm një, nuk ka ndodhur. Ka vetëm një vendim dhe ai është për financimin.
