"Takohem me të gjithë, populli vendos", senatori italian shmang komentet për shpalljen "non grata" të Berishës
Zëvendëskryetari i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, senatori Manuel Vescovi, në një interviste për Ora News e pranon se krizat e brendshme politike ndikojnë në këtë procesin e hapjes së negociatave me BE, por është i kujdesshëm në qëndrimet që mban.
Ai u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha pak ditë më parë në Shkodër, por kur pyetet mbi një qëndrim për njeriun e shpallur “Non grata” nga SHBA, ai shmang komentet.
"Nuk më takon mua të jap gjykime mbi politikën në Shqipëri, por duhet të jenë qytetarët e këtij vendi që ta bëjnë gjykimin e tyre përmes votës, që është edhe referendumi i tyre. Sa më takon mua, kur vi në Shqipëri, duke qenë pjesë e grupit të miqësisë, i takoj të gjithë. Pastaj shqiptarët e dijnë vetë dhe do të vendosin kush janë përfaqësuesit e tyre".
Manuel Vescovi është kritik edhe me shtetin italian që sipas tij duhet të jetë më i fortë në marrëdheniet me Shqipërinë, për vetë historinë e këtyre raporteve.
