Andoni: Nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet do ketë pasoja edhe në Ballkan

Analisti Ben Andoni është shprehur se nëse situata mes Rusisë dhe Ukrianës do të përshkallëzohet do të ketë dhe pasoja në Ballkan.

Në një intervistë për RTV Ora, është shprehur se Rusia ka interesa në Ballkan sidomos në Mal të Zi dhe në Serbi.

Ben Andoni: Në momentin që Rusia i përshkallëzon pak më tepër këtë përplasje do të ketë pasoja në Ballkan. Situata më Bosnje ka filluar të përshkallëzohet. Serbia me anë të xhepave që ka krijuar në Ballkan,  patjetër që do të ketë pasoja. Rusia ka interesa reale në Ballkan. 

Ka një interes në Mal të Zi, në Serbi sepse shërben si valvulë e BE dhe organizatave të cilat kanë lidhje me qendrën e Azisë dhe vendet e Europës lindore. Serbia është vitrinë e Serbisë në Europë. Rusia është njëfuqi e madhe, por nuk mund të veprojë shumë jashtë territorit të vet.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.