“Edhe supervizor edhe projektues” Balluku te "incineratorët": Thërriteni se ka përgjegjësi ligjore!

Në Komisionin Hetimor për incineratorët është duke dhënë dëshminë e saj edhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku.

Balluku është pyetur nga deputeti demokrat Helidon Bushati i cili e ka pyetur për supervizorin e tyre, i cili është edhe projektues njëkohësisht.

Balluku u përgjigj se në këto kushte duhet të thërritet supervizor duke qenë se ka përgjegjësi ligjore, në lidhje me çdo gjë që i drejtohet autoritetit kontraktor.

Pjesë nga debatet:

Helidon Bushati: Të fokusohemi te përzgjedhja e supervizorit….

Belinda Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.

Helidon Bushati: Përsa i përket superivizorëve, tani në një rast konkret na del edhe projektues, a ka konflikt interesi? 

Belinda Balluku: Në këto kushte duhet të thërrisini supervizorin duke qenë se ka përgjegjësi ligjore, në lidhje me çdo gjë që i drejtohet autoritetit kontraktor. Besoj se nuk do ta refuzojë praninë e tij në këtë sallë. Kjo është pyetje politike…

Helidon Bushati: Por ju referohem si titullare duke qenë se jeni në detyrat funksionale tuaja, futet edhe kjo 

Belinda Balluku: Edhe njëherë po përgjigjem pikërisht si titullare, këto kontrata kanë ardhur në 2018 dhe kanë qenë kontrata në vazhdim. Ju po kërkoni gjykimin e procedurës, unë nuk e shikoj në fushën timë të përgjegjësisë që thjesht në pikëpamjen time ju po mundohen të bëni që një përgjegjës të japë pasqyrimin e tij personal. Nëse keni pyetje për supervizorin, thirreni e pyeteni.

Helidon Bushati: Ju kanë sjellë ju si titullare me raportet e ndryshme për problematika të ndryshme. Po i referohem një elementi tjetër.