PS i beson Benet Becit territorialen, deputeti do jetë bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm

PS ja ka besuar deputetit Benet Becit reformën territoriale. 

Një figure pa përvojë parlamentare, por një njohës i situatës në terren për shkak të detyrave të cilat ka mbajtur më herët do të jetë bashkëkryetar i komisionit të posaçëm së bashku me një nga deputetët demokrat.

Mazhoranca e Edi Ramës kërkon uljen e numrit të bashkive, një objektiv që bie ndesh me atë të demokratëve.

Këtë të enjte pritet të miratohen përbërja e dy komisioneve, territoriales dhe zgjedhore, ndërsa Lulzim Basha deri më tani ende nuk ka asnjë emër të bërë publik përveç Enkelejd Alibeaj i cili do të bashkë-drejtojë me socialistin Damian Gjiknurin reformën elektorale.