Presidenti Meta dekreton Eglantina Gjermenin ambasadore të OSBE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 15:32
Presidenti Ilir Meta dekretoi ish ministren e kabitetit "Rama 2" si ambasadore të OSBE-së.
Më 9 shkurt Kryeministri Edi Rama propozoi ish-ministren e tij dhe ish-deputeten, Eglantina Gjermeni si ambasadore të Shqipërisë në OSBE.
Sot, 21 shkurt presidenti firmosi dekretin për emërimin e saj.
Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin tashmë të liruar Igli Hasani.
