Ora Investigim/ Skandali i ushqimit i të sëmurëve në QSUT. Bashkëshortja e Nikolin Jakës fshihet pas kompanisë që fitoi tenderin 7.4 mld lekë

Tv Ora ka folur me fakte për mënyrën skandaloze  të shpërndarjes së ushqimit për të sëmurët në QSUT. 

Në mungesë të një mjeti  transporti, punonjëset e kompanisë KPL i sheh oborreve të spitalit  me çadër në dore duke u çuar pacientëve ushqimin.  

Sikur të mos mjaftonte kjo, ushqimi për të sëmurët lihet në mëshirë të fatit te stolat e korridoreve të spitalit. 

Për këtë shërbim kompania KPL ka marrë 7.4 miliardë  lekë, edhe pse me letra kompaninë KPL e ka shtetasi Ramazan Troka ka dyshime të arsyeshme se pas kësaj kompanie fshihet bashkeshortja e Nikolin Jakës, kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.  

Në vitin  2003 Nikolin Jaka ka qenë administratori i kësaj shoqërie me emertimin tregtar So.Ri. 

Katër vite me vonë në 2007 Nikolin Jaka ia shet kuotat bashkëshortes, zonjës Alma Tafani. 

Në të njëjtin vit bashkëshortja e Nikolin Jakës i shet 100% të kuotave të kapitalit shtetasit Ramazan Troka.

Ky shtetas në datën 20.03.2008 deklarohet me emrin tregëtar KPL shpk.  

Edhe pse me letra në kompaninë KPL nuk figuron as emri i Nikolin Jakës dhe as i bashkëshortes së tij ka dyshime të arsyeshme se pas kësaj kompanie fshihet znj.Alma Tafani. 

"Ora Investigim" ka fiksuar disa momentë të shpërnadrjes së ushqimit.

Ky mjet, më saktësisht furgoni me targa AA 745 MA po bën shpërndarjen e ushqimit në QSUT. 

Nga verifikimet e kryera  rezulton se ky  mjet nuk i përket kompanisë KPL,  e cila ka fituar tenderin e ushqimit në QSUT por i përket subjektit AGS administratore e të cilës është Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës. 

Çfarë e lidh zonjën Tafani me nje kompani qe e ka shitur që në vitin 2007?  

Pse shpërndarjarjen e ushqimit në QSUT nuk e bën kompania që ka fituar tendrerin, por mjetet e kompanisë AGS që kanë për administratore  znj. Alma Tafani? 

Mund të jetë kjo një rastësi? Sigurisht që jo! 

Ky është një tjetër mjet furgon "Mercedes Benz" që bën shpërndarjen e ushqimit në QSUT.  

Makina më targa TR 3877P  rezulton të jetë i subjektit SORI-AL, edhe ky subjekt i përket bashkëshortes së Nikolin Jakës znj. Alma Tafani. 

Çfarë e lidh znj.Tafani me një kompani që e ka shitur 15 vite më parë?

Pse shpërndarjen e ushqimit nuk e bën kompania KPL që ka fituar tenderin, por e bejnë mjetet e  znj. Alma Tafani?  

Pas trasmetimit të këtyre pamjeve Tv Ora i bën thirrje të gjitha organeve kompetente për të hetuar  më tej në lidhje me këto fakte të bëra publike.

 Ora Investigim/ Skandali i ushqimit i të sëmurëve në QSUT.

Ora Investigim/ Skandali i ushqimit i të sëmurëve në QSUT.

Ora Investigim/ Skandali i ushqimit i të sëmurëve në QSUT.

Ora Investigim/ Skandali i ushqimit i të sëmurëve në QSUT.