Elbasan, gjendet trup i dekompozuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 12:31
Një trup afër dekompozimit është gjetur pranë një banese në lagjen Çlirimi në Elbasan.
Rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm informoi policia e Elbasanit.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pallati ku u gjet trupi i pajetë