Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat 'lastra" për prodhimin e 700 mijë eurove të tjera

Pasi Gjykata caktoi "Arrest me burg" për 53 vjeçarin, detaje të reja janë zbuluar për kamerunasin Josoue Ngankam, që u kap në Rinas me valixhen plot me euro të falsifikuara.

Atij iu kapën 279 mijë euro të falsifikuara dhe rreth 700 mijë letra lastra, origjinale për prodhimin e kartmonedhave, që prodhohen në Bullgari dhe Francë.

Por si ranë efektivët e Rinasit në gjurmët e zbulimit të parave?!

Në fotot e siguruara nga Ora News konstatohen paratë e falsifikuara si dhe letrat origjinale të prodhimit të kartmonedhave me emrin "Lastra".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga skaneri janë vënë re disa imazhe të cilat në pamje të parë dukeshin si vlera monetare. Pas hapjes së valixhes është konstatuar një shumë e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjeve 500, 200 dhe 100 Euro, si dhe një sasi me letra me ngjyrë të zezë dhe të bardhe (Lastra) me formë dhe përmasa të kartmonedhave, të cilat ishin të pajisura me disa element fosforeshentë si ato të kartmonedhave.

"Lastra"

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ndryshe nga paratë false të gatshme për tu hedhur në treg, letrat "Lastra" të sekuestruara, të jenë prodhuar në bashkëpunim me institucione financiare apo punonjës të tyre.

Gjithashtu nisur nga fakti se ky shtetas nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri edhe në dt.07.01.2022 dhe ka qëndruar deri në datë 12.01.2022, ka dyshime të forta që Ngankam të ketë kryer të njëjtën porosi si ajo e fundit që dështoi, edhe më parë por që nuk është arritur të kapet.

Lidhur me këtë vijojnë hetimet, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të kamarunasit. Ky i fundit rezulton të ishte nisur nga Franca, ku është edhe banues, ndërsa valixhen ia ka dhënë një bashkëkombas i tij, për të cilin rrëfen se quhet Toni, dhe se i ka komunikuar që e priste në Aeroportin e Rinasit. Ngankam, nuk ka pranuar të përmendë identitetin e plotë të bashkombasit të tij, ndërsa deklaratat para hetuesve kanë qenë kontradiktore.

Burime bëjnë me dije se do vijojë marrja në pyetje e Ngankam, për të zbuluar më tepër detaje nga ky aktivitet kriminal. Njëkohësisht vijon vëzhgimi i kamerave të sigurisë në Aeroportin e Rinasit, datën kur kamerunasi është arrestuar, për të konstatuar ndonjë person të dyshimtë që mund të ketë qenë në pritje të porosisë.

Ngankam mbahet në burg si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të monedhave”.

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat

Valixhja e kamerunasit me 280 mijë euro false. Të tjerat