Hetimi i incineratorëve, PD akuzon deputetët e PS në Komision për intimidim: Doni të mbroni shefat

Komisioni hetimor për incineratorët u përfshi në një përplasje verbale e ngritje toni mes deputetevë demokratë dhe atyre socialistë.

Partia Demokratike akuzon PS-në se po tenton të bllokojë hetimin e incineratorëve  ndërkohë që nga ana e socialistëve ëstë depozituar një kallëzim penal duke akuzuar kryetaren Tabaku se po ndërhyn në hetimet e SPAK.

Ermonela Felaj: “Ndërhyrja pranë organeve të drejtësisë me cilësinë e deputetit të nënkryetares së grupit PD, kryetares së komisionit hetimor në mungesë të një vendimi të këtij të fundit përbën një shkelje flagrante të detyrës së deputetit”

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha se deputetët socialist po tentojnë të intimidojnë për shkak se sot do të merren në pyetje shefat e tyre.

Dhurata Cupi: “Ne jemi të përgatitur që ju do të përdorni të gjitha format për ta penguar. Nga dita e parë deri sot do të tentoni çdo gjë për ta penguar. Është dëshpërim i thellë dhe presion i opinionit publik. Sot po bëni presion me kallëzim sepse tashmë nuk keni më shqetësimin e atyre që dëshmoni, por vijnë shefat tuaj dhe ju doni të mbroni shefat tuaj. Bëhet sot se vijnë shefat për të dëshmuar. Nuk penguat punonjësit e nuk reaguat se ata vinin qanin e dridheshin, i keni urdhëruar të firmosin e sot i çoni në SPAK, ndërsa sot që vijnë shefat tentoni të na intimidoni. Do vijnë dhe shefat tuaj. Ne do të zbulojmë korrupsionin që të shkojmë deri në fund”

Ne oren 13.00 janë thirrur të dëshmojne:

1.    Emiriana Sako - Kryetare e Bashkisë Durrës.

2. Shkëlqim Cani - Ish Ministër i Financave.

3. Belinda Balluku - Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.

4. Armando Subashi - Kryetatr i Bashkisë Fier.

5.  Arben Ahmetaj - Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.