A mban bashkëshorti/tja lekë fshehur? Vop Pox: Për shtëpinë i mban, po i mbajti për dashnorin punë tjetër
Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora kishte një pyetje paksa pikante për qytetarët duke testuar kështu ndershmërinë dhe besimin në çift.
A mban bashkëshorti juaj lekë fshehur, po bashkëshortja? Kjo ishte tema e kësaj të hëne.
Por si përgjigjen qytetarët?
"Unë gjithmonë i fsheh lekët se po i mori gruaja vdiqëm për bukë."
"Më mirë t'i mbajë gruaja se kur i mbaj unë vetëm luaj loto dhe kështu shpenzoj shumë."
"Kam mbajtur, për kursime," ishte përgjigjja e një qytetari.
"Burri im i fsheh lekët gjithmonë, jo se unë i harxhoj por kur filloj ankohem nuk kam ai fillon mi nxjerr."
"Një herë ja lashë rrogën gruas kur shoh në shtëpi kishte bërë gjithë ato shpenzime për veten e vet. Thashë hera e parë dhe e fundit."
"Unë kam 15 vite martesë dhe nuk e di sa e ka rrogën burri. E rëndësishme është që më jep lekë sa herë i kërkoj."
"Unë jam pensionist, marr 120 mijë lekë. Nuk kam frikë, dhe sikur të mbajë për shtëpinë do t'i mbajë. Po i mbajti për dashnorin është tjetër punë. Kështu që jo. As unë s'kam mbajtur, as ajo."
