PS merr nismën tjetër për incineratorët, padit Jorida Tabakun në SPAK se takoi kreun Arben Kraja
Partia Socialiste padit në SPAK kryetaren e komisionit hetimor të incineratorit. Shkak është bërë takimi që deputetja Jorida Tabaku pati sot paradite (21 shkurt 2022) me kreun e SPAK, Arben Kraja.
“Ky veprim është kryer me dashje direkte dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga ushtrimi i ndikimit në një hetim penal i cili do të duhet të zhvillohet jashtë çdo influence të jashtme duke u bazuar vetëm në mbledhjen e fakteve dhe konfirmimin e vërtetësisë së tyre.
Sipas deklarimeve publike të të kallëzuarës rezulton se ajo ta ketë nxitur SPAK për të vepruar konform interesit të partisë politikë që ajo përfaqëson duke i premtuar mbështetje publike për vënien në dispozicion të dokumenteve parlamentare, ende pa përfunduar veprimtarinë ky komision” tha deputetja Ermonela Felaj.
Sipas Felajt, Tabaku ka bërë këtë takim pa qenë e mandatuar nga Komisioni parlamentar.
“Nuk ka pasur asnjë vendimarrje të lejonte kryetaren të ushtronte këtë veprim. Qartësisht keni kërkuar që të nxisni SPAK për të vepruar konform interesave politike që ju përfaqësoni. I keni premtuar mbështetje publike"
Replikon Jorida Tabaku: E nderuar zonja Felaj, qe paskeni ardhur e qete pas pushimit te një jave. Ju kishte munguar Ermonela?! Znj. Felaj nuk ishte javën e kaluar dhe zv.kryetari, z.Arben Pellumbi, tha se “nuk e dimë nese po bëjmë mire apo keq per këta dëshmitarë. Ndaj duhet te pyesim”. Une ne cilësinë e kryetares krijova mundësinë per nje takim ne SPAK.
Ndërhyn Felaj nuk lejon kryetare e komisionit te flasë...
Tabaku: Te lutem, përndryshe do zbatoj rregulloren. Qetësohu dhe pusho! Je duke prishur mbledhjen. Qetësohu dhe pusho!
PS eshtë krenare qe Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me pushime te plota per te punuar në këtë komision.
Ashtu sikurse u diskutua ne komision, ne cilësinë e kryetares se komisionit, une organizova nje takim me kreun e SPAK. Te nderuar qytetare, nuk ka akuze me te mire sesa nga ata qe sot duhet e ishin para drejtësisë, sesa ajo qe mu be nga znj. Felaj. Felaj ne konflikt te pastër interesi sepse ishte pjese e dhënies se nje prej fazave te inceneratroti dhe do te marre peng punën e komisionit ne javën me te rëndësishme, qe duan te pengojën hetimin, dhe nuk duhet te ishte sot ne komision.
Na ben sot moral për diskutimin e ligjit. beje kete padi edhe per Veliajn dhe Manjen. Kete kallëzim beje per vete dhe tre anetare te komisionit. Keni qene vendimmarrëse per Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Kush eshte en konlfikt interesi eshte sot këtu duke u bere mbrojtjen ne komision. Padia qe sot po ben Felaj, i njëjti nga z.Zoto dhe Mertiri.
