"Takimin e kërkova unë", Tabaku pas takimit me Krajën në SPAK: Ja për çfarë diskutuam. Sot pyetet Ahmetaj, Balluku, Sako
Nënkryetarja e PD-së, njëherësh kryetare e Komisionit Hetimor për Incineratorët, Jorida Tabaku këtë të hënë, 21 shkurt ka zhvilluar një takim me kryetarin e SPAK Arben Kraja.
Pas përfundimit të takimit Tabaku ndau detaje mbi atë që u diskutua. Ajo theksoi dhe njëherë mbështetjen që Komisioni Hetimor për Incineratorët i jep SPAK duke i vënë në dispozicion të gjitha dokumentet.
Tabaku: Komisioni Hetimor është në 5 ditët e tij të fundit. Sot ne fillojmë dëshmitë me një grup dëshmitarësh politikë duke filluar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Balluku, Ahmetaj, ish0minsitri Shëkëlqim Cani dhe besoj që jemi drejt fundit të hetimeve, e siguruam drejtuesin e SPAK për të gjithë angazhimin tonë, që t'i shkojmë kësaj çështjeje derri në fund për t'i vendosur të gjithë dokumentacionin në dispozicion që Komisioni Hetimor do të ketë, por njëkohësisht dhe raportin përfundimtar. Puna e Komisionit Hetimor është në mbështetje të SPAK. Secili ka përgjegjësi ligjore, ne do të bëjmë atë për të cilën Parlamenti na ka mandatuar. Të tjerat duhet t'i luajë SPAK.
Dëshmitarët e pyetur nga SPAK
Tabaku: Deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së Komisionit Hetimor, nuk ka asnjë cenim të kompetencave tona, përkundrazi jemi duke e mbështetur SPAK në punën e tij dhe duke i bërë provat transparente për publikun.
Kush e kërkoi takimin?
Tabaku: Ky takim u kërkua nga mua si kryetare e Komisionit Hetimor. Secili i ka përgjegjësitë e qarta dhe secili e di se cilat janë kompetencat.
A jeni të kënaqur me punën e SPAK?
Tabaku: Nuk duhet të paragjykojmë punën e askujt. Le t'i lëmë secilit kohën e vet ligjore për të përfunduar detyrat.
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka quajtur një skemë piramidale organizimin e shpërndarjes së parave për inceneratorët, që në fund shkojnë të gjithë te Klodian Zoto, Mërtiri e Stela Gugallia, të shpallur në kërkim.