DALIN SHESHIT llogaritë bankare të fshehura në Zvicër. Ka dhe nga Shqipëria
Një rrjedhje masive e të dhënave nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.
Bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane (ose 80 miliardë £) të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.
Shtetet me numrin më të madh të klientëve janë Venezuela, Egjipti, Ukraina, Tajlanda të cilët për shumë kohë përballen me politikën dhe elita të cilët fshehin pasuritë e tyre në offshore.
Por nuk mungojnë as llogaritë nga Shqipëria.
"The Guardian" ka publukuar hartën e shteteve nga janë klientët që kanë llogari bankare në këtë bankë. Shtetet nga janë klientët janë shënjuar me rreth.
Pra në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, raporton Ora News.
"The Guardian" nuk permend emrat se cilet jane klientet nga Shqipëria që kanë depozituar para në këtë bankë.

Ndërsa disa llogari në të dhënat ishin të hapura që në vitet 1940, më shumë se dy të tretat u hapën që nga viti 2000. Shumë prej tyre ishin ende të hapura në dekadën e fundit dhe një pjesë mbeten të hapura edhe sot.
Mes tyre është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos i bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, yllit të popit libanez dhe drejtuesve që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës si dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë.
Një tjetër llogari është në pronësi të Vatikanit që u përdor për të shpenzuar 350 milionë € në një investim të dyshuar si mashtrim me pronat në Londër. Për këtë çështje është hapur nujë proces penal ndaj disa të pandehurve, duke përfshirë një kardinal.
Këtë muaj, Credit Suisse u bë banka e parë e madhe zvicerane në historinë e vendit që u përball me akuza penale – të cilat ajo i mohon – në lidhje me pretendimin se ndihmoi në pastrimin e parave nga tregtia e kokainës në emër të mafies bullgare.
“The Guardian” gjithashtu shkruan se banka zvicerane, në mënyrë të përsëritur hapte ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.
Pasojat e rrjedhjes mund të jenë shumë më të gjera se një bankë, duke kërcënuar një krizë për Zvicrën, e cila ruan një nga ligjet më të fshehta bankare në botë. Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 7.9 trilion CHF (6.3 trilion £) në asete, gati gjysma e të cilave u përket klientëve të huaj.