Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës në fushë futbolli

Katër adoleshentë janë identifikuar si autorë  të dëmtimit të Kalasë së Lezhës, dy ditë më parë. Ata e kanë dëmtuar Kalanë ndërsa kanë filmuar njëri-tjetrin gjatë këtij akti, video që janë gjetur në telefonat e tyre.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autoret e dhunimi të Kalasë mesjetarë të qytetit të Lezhës dy ditë më parë, 20 shkurt 2022. 

Ata janë 4 të rinj të moshës 13 deri në 15-vjeç të cilët përdoreshin ambientet brenda Kalasë për të luajtur futboll.

Por kohet e fundit roja nuk i kishte lejuar që të hynin brenda pa bileta dhe në shenjë indinjate mendohet se kanë dhunuar monumentin.

Ata kishin filmuar njëri-tjetrin duke kryer aktin barbar dhe në telefonat e tyre janë gjetur videot e dhunimit të Kalasë.

Të rinjtë janë marrë në pyetje në prani të psikologut dhe pas veprimeve hetimore për shkak të moshës së mitur u vendos që të hetohen në gjendje të lirë.

Akti vandal në Kalanë mesjetarë të qytetit të Lezhës ndodhi gjatë natës të së shtunës ku të rinjtë dhunuan monumentin,  duke shkulur gurët antik e hedhur mbi zyrën e informacionit e cila është shkatërruar thuajse plotësisht.

Dëmtimi u konstatua në mëngjes nga punonjësit e Kalasë të cilët njoftuan menjëherë policinë për ngjarjen dhe brenda pak orësh blutë bënë të mundur identifikimin e autoreve.

Kjo është e disata herë që Kalaja e Lezhës dhunohet nga persona të papërgjegjshëm, por jo në përmasa të kësaj natyre.

Ndërkohë në këtë monument kulture mungon roja gjatë natës, çka mund të minimizonte një fenomen të tillë.

Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës

Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës

Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës

Katër të mitur prishin muret antike, kthyen kalanë e Lezhës