Aksidentoi 55-vjeçaren dhe të miturën, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar  për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor."

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se D.M, 27 vjeç  ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.