"I lashë lekët gruas dhe pashë një çantë 500 €, u çmenda fare", përgjigjet epike të qytetarëve për menaxhimin e lekëve në çift

A mban bashkëshorti juaj lekë fshehur? Po bashkëshortja? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Nuk mund të mungonin përgjigjet epike të qytetarëve.

"Unë nuk e kam pyetur kurrë bashkëshorten time për rrogën. Një herë ja mora kartën e bankomatit ja pashë të gjitha. Më thoshte do ma vonojnë rrogën dhe vazhdonte mblidhte lekë. Nuk e di për çfarë arsye vazhdonte mblidhte."

"Po burrat mbajnë. Burri im i mbante lekët, unë s'kam mbajtur fshehur. Ai i pinte raki. Unë nuk flisja se nuk doja ta acaroja gjendjen. E ndava dhe jetoja me mamanë."

"I lashë lekët gruas dhe kur e pashë një çantë 500 euro u çmenda fare."

"Unë u ndava nga gruaja se harxhonte shumë lekë. Kur e mora vesh që harxhonte lekët e mia dhe jo të sajat thashë Stop. Këtu do ndahemi."

"Gruaja ime mban shumë lekë fshehurazi. Një herë kemi qenë shumë keq ekonomikisht dhe më nxori 1000 euro që i kishte mbledhur avash-avash në 2 vite martesë."