Dimri zbulon problemet në Ksamil qyteza turistike e boshatisur, me rrugë të dëmtuara e plot gropa
Nga Anxhela Lushka Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 17:57
Por teksa vera i tërheq të gjithë drejt plazheve e problemet nuk vihen re, stina e ftohtë nxjerr zbuluar mungesën e investimeve në qytezën turistike.
Rrugët në qendër të qytetit janë të dëmtuara e mbushur plot gropa, ç`ka vështirëson lëvizjen e banorëve rezidentë.
Verën qe lamë pas, Ksamili u vizitua nga më shumë se 700 mijë turistë vendas, dhe të huaj.
Por gjatë këtyre ditëve të ftohta nuk ka asnjë shenjë nga vera e zhurmshme.
“Nuk ka shumë njerëz, nuk lëvizin. Në verë ka shumë.”
Pranë plazheve nuk ka asnjë bar, restorant apo hotel të hapur. Çdo gjë është mbyllur, në pritje të sezonit turistik.
Ksamili përballet tre muajit e verës me turist mbi kapacitetin e tij, por gjatë dimrit aty jetojnë vetëm vendasit.



