Covid-19 në vend: 206 raste të reja, 7 humbje jete dhe 79 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë.

Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç.

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës,  Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh,  2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.

Statistika (20 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          206
Të shëruar në 24 orë       604
Të shtruar në spitale       79
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 1,610

Testime totale                1,728,492
Raste pozitive                 270,370
Raste të shëruara           262,402
Raste Aktive                    4,523
Humbje jete                     3,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,330
Fier                   756
Vlorë                428
Elbasan           473
Berat                352
Lezhë               324
Durrës              199
Gjirokastër      169
Shkodër           158
Kukës               163
Korçë               150
Dibër                 21