Shkodër, ishte në kërkim për kultivim droge dhe shkatërrim prone, prangoset 39-vjeçari

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në qarkun e Shkodrës .

Ditën e sotme është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.

Për T. V. 39 vjeç, ishte dhënë masa e sigurisë arrest me burg për kultivim kanabisi dhe shkatërrim prone nga gjykata e rrethit të Shkodrës.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 10.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, ”Shkatërrim i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosurve”. “ – njofton policia.

Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.