Fier, kabina elektrike përfshihet nga zjarri, alarmon banorë dhe biznese
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 10:36
Një kabinë elektrike në lagjen "28 Nëntori" në Fier është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.
Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ndërhyrja e këtyrë të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve.
Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet.
Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.
Tashmë pritët rikthimi i energjisë elektrike.





