Bashkia “bllokon” trotuaret, degradon “Ali Demi”, kalimtarët detyrohen të lëvizin në rrugë

Ndërtimi i pallateve në Tiranë është kthyer në mankth për banorët e Tiranës. Lejet e ndërtimit pa kriter dhe mungesa e inspektimeve në terren nga ana e Bashkisë kanë shkaktuar degradimin e rrugëve të kryeqytetit, të cilave u mungojnë trotuaret. Kjo bën që kalimtarët lëvizjen e tyre ta kryejnë në rrugë, duke u kthyer në rrezik aksidentesh nga automjetet që lëvizin atje.

Në mes të kryeqytetit dhe është pothuajse e pamundur të ecësh në një tortuar, duke qenë se ekzistenca e tyre është pothuajse zero.

Rruga "Ali Demi" është më e frekuentuara në lagjen me të njëjtin emër dhe njëkohësisht më e rrezikshmja për kalimtarët, të cilët detyrohen të ecin në rrugë.

Shqetësimi më i madh për banorët e zonës janë fëmijët e tyre pasi duhet ti shoqërojnë sa herë kalojnë aty.

"Nuk e lë dot fëmijën vetëm."

"Trotuaret janë shumë të ngushta, të rrëzon dhe kalamjtë e vegjël."

"Rruga "Ali Demi"shquhet për mungesën e trotuareve."

Disa metra me tutje, punimet e kanë lënë trotuarin në këtë gjendje.

"Kalimtarët e kanë me shumë rrezik kalimin."

Edhe pse janë burim aksidenti, gjendja e këtyre rrugëve është e tillë prej kohësh.

Ky problem në kryeqytet është gjithnjë alarmant për qytetarët, por nuk është asnjëherë në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.