31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit, Basha firmos peticion për dekomunistizimin, Berisha te Qytet Studenti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 11:40
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka firmosur sot peticionin për dekomunistizimin e vendit.
Në qendër të Tiranës ai theksoi domosdoshmërinë e këtij veprimi që duhej të ishte kryer 30 vite më parë.
Pasi ka firmosur nismën, Basha ka sfiduar dhe mazhorancën.
"Ti lëmë hapësirë të rinjve që e nesërmja do të jetë e ndritur dhe e djeshmja e hidhur nuk do përsëritet."
Nga ana tjetër Sali Berisha është rikthyer në Qytetin Studenti, aty ku 31 vite më parë lindi protesta kundër.
Në fakt projektet për dekomunistizimin kanë nisur disa herë, por pa mundur të kthehen në ligje.
Ndërsa dhe hapja e dosjeve hasi në një sërë ngërçesh duke mos e zbardhur asnjëherë të vërtetën.