"Kodra e Priftit" sërish në protestë kundër Unazës, banorja: Bukuroshi Edi më tha nuk do prish shtëpi, i lënsha Zotin!

Banorët e zonës së Kodër Priftit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre pasi i kap ndërtimi i Unazës Lindore. Ata thonë se projekti ka ndryshuar me qëllim që në zonë të bëhen ndërtime.

Skualifikimi nga procesi i legalizimit dhe ndërtimi i Unazës Lindore i ka ngritur në protestë banorët e Kodrës se Priftit në Tiranë.

E dëshmojnë dhe në pankarta se si projekti e ndryshua. 

Sipas tyre me planin fillestar rrezikonin shembjen 7 banesa dhe me ndryshimin e projektit janë 40 shtepi.
Shqetësim për to është dhe procesi i legalizimit që sipas tyre është jo i drejtë.

"Projekti është hedhur në sistem dhe ka filluar zbatimi, ata thotë se projekti po studiohet akoma."

"Po shpërndahen letrat e skualifikimit nga ALUIZNI, nuk bëhet legalizimi. Më kthejnë përgjigje pas 27 vitesh.Për hashashin ma solli letrën në shtëpi, na pyeti, po për rrugën na pyeti? Kanë filluar punimet. Nuk jam dakord të më prishë shtëpinë, e kam ndërtuar me djersë. Komshive të mi me 20 mijë euro ua bënë legalizimin, unë nuk kisha. Ai bukuroshi Edi më ka thënë se nuk prish asnjë shtëpi, nuk jam Hitler. Ai është kaluar Hitlerit. I lënsha Zotin!"

"Le të vijë dikush të thotë që nuk është bërë devijimi. Të bëhet Unaza por pse është bërë devijimi. Na kanë thënë mos i bëni shtëpitë këtu se do bëhet Unaza ne kemi kaluar në krahun tjetër, tani kalon atje. Si është kjo punë?"

"Zoti kryeministër po të themi edhe njëherë se në këtë pjesë ka vetëm abuzime, nga ALUIZNI. Na kanë diskriminuar. Në të njëjtën gjatësi të rrugës komshiut tim i është bërë legalizimi, mua jo. Kanë paguar lekë. I kam dorëzuar dokumentet që në 2005. Këtu ka korrupsion, ka lobuar dikush."

Sipas banorëve aty do të ndërtohen pallate ndaj është bërë dhe devijimi i këtij projekti.