Në mbrojtje të shtëpive edhe të dielën

E diela nuk mund të jetë pushim për familjet që u shemben shtëpitë nga projektet e Bashkisë së Tiranës.

Prej vitesh u është dhënë premtimi për legalizimin e banesave. Por tashmë gjendem përballë ndryshimit të gjurmës së Unazës së Madhe si në rastin e zonës që quajtur "Kodra e Priftit".

Një prej tyre madje shprehet se vetë Kryeministri u ka deklaruar që nuk do të shembë asnjë objekt.

"Projekti është hedhur në sistem dhe ka filluar zbatimi, ata thotë se projekti po studiohet akoma."

"Po shpërndahen letrat e skualifikimit nga ALUIZNI, nuk bëhet legalizimi. Më kthejnë përgjigje pas 27 vitesh.Për hashashin ma solli letrën në shtëpi, na pyeti, po për rrugën na pyeti? Kanë filluar punimet. Nuk jam dakord të më prishë shtëpinë, e kam ndërtuar me djersë. Komshive të mi me 20 mijë euro ua bënë legalizimin, unë nuk kisha. Ai bukuroshi Edi më ka thënë se nuk prish asnjë shtëpi, nuk jam Hitler. Ai është kaluar Hitlerit. I lënsha Zotin!"

"Le të vijë dikush të thotë që nuk është bërë devijimi. Të bëhet Unaza por pse është bërë devijimi. Na kanë thënë mos i bëni shtëpitë këtu se do bëhet Unaza ne kemi kaluar në krahun tjetër, tani kalon atje. Si është kjo punë?"

"Zoti kryeministër po të themi edhe njëherë se në këtë pjesë ka vetëm abuzime, nga ALUIZNI. Na kanë diskriminuar. Në të njëjtën gjatësi të rrugës komshiut tim i është bërë legalizimi, mua jo. Kanë paguar lekë. I kam dorëzuar dokumentet që në 2005. Këtu ka korrupsion, ka lobuar dikush."

Edhe familjet e rrugës "5 Maji" në kryeqytet kanë tubuar këtë të dielë.

Këtë radhë në krah të tyre ishin përfaqësues të Avokatit të Popullit, por dhe përfaqësues të KE-së.

"Në të njëjtën periudhë që ndodh kjo me banesat tuaja kemi një megaaferë me incineratorët, kryetari i bashkisë duhet rtë raportojë si i merr vendimet, ku janë bazuar."

Banorët, pavarësisht zonës ku banojnë, kanë një kërkesë; të kenë një kontratë të firmosur nga Bashkia e Tiranës.