Nga Pogradeci në Tiranë për një jetë më të mirë, familja me 7 anëtarë në kushte çnjerëzore

Një familje me 7 anëtarë e ardhur nga Pogradeci në Tiranë prej vitesh jeton në një shtëpi të braktisur ndërsa rrezikojnë ti përzënë dhe prej kësaj strehe. Nëna e 5 fëmijëve i bën thirrje bashkisë Tiranë ti strehojë pasi jetesa në një godinë pa dyer e dritare po u rrezikon jetën në kushtet e motit të ftohtë.

Prej vitesh familja Roko nga Pogradeci jeton në kushte çnjerëzore pas zhvendosjes në kryeqytet.

E përbërë nga 7 anëtarë, pjesë e komunitetit rom, janë shpërngulur në këtë shtëpi të braktisur në Sauk.

Dhoma ku jetojnë ka as dyer e dritare gjithçka mungon.

"Çuni me batanije në shtëpi."

Kryefamiljarja 36-vjeç tregon se shteti i ka harruar.

"Jeta është luftë për ne, shteti po na shkel me këmbë."

Nëna e 5 fëmijëve fajëson bashkinë Tiranë, e cila i ka lënë në mëshirë të fatit.

Tomori, bashkëshorti i saj, thotë se nga shteti marrin vetëm 6 mijë lekë ndihmë ekonomike të pamjaftueshme për të ushqyer fëmijët.

"Mbledhim kanaçe, ku të gjejmë një copë bukë të hapë."

Në mungesë të mbështetjes nga pushteti lokal, të ardhurat i sigurojnë duke lypur.

Dy djemtë e familjes dëshirat për tu shkolluar i kanë të mëdha, por mundësitë nuk i kanë lejuar.

Thirrja e kësaj familje shkon për bashkinë Tiranë që ta trajtojë rastin e tyre me përparësi për tu siguruar një jetesë normale.