Trafikonte armë në Kosovë, 34-vjeçari në Tropojë kapet në flagrancë gjatë transportimit të "ngarkesës"

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tropojë për trafikim armësh drejt Kosovës.

Në pranga ka rënë shtetasi Sahit.D, banues në Shoshan, ndërsa u sekuestruan 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

I riu u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij "Volksëagen", po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip "Glock" dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur "Ura e Shtrenjtit".

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"  dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Trafikonte armë në Kosovë, 34-vjeçari në TropojëTrafikonte armë në Kosovë, 34-vjeçari në TropojëTrafikonte armë në Kosovë, 34-vjeçari në Tropojë