E moshuara prej një jave e zhdukur, familjarët dyshojnë se është mbytur në liqenin e Pogradecit

Një 72-vjeçare nga Korça, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale, 72-vjeçarja me iniciale H.Q është larguar nga banesa në datën 11 shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korçës një ditë më pas.

Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.

Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt që vërteton këtë hipotezë.

Policia e Korçës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë.

Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72-vjeçares por ende asnjë rezultat.