Vranësira dhe kthjellime, pas mesditës reshje shiu dhe bore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 08:02
Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës, ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.
Por vranësira të dendura priten në zonat malore, kryesisht në veri të vendit.
Orët vijuese sjellin shtim të vranësirave në veri-veriperëndim të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore.
Rrahin dhe përdhunojnë një grua, arrestohen tre 20 vjeçarë
20 Shkurt, 00:24
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mesdita ruan vlera kostante duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


