Kontrolli i të burgosurve, në burgun e Peqinit sekuestrohen celularë dhe kaçavida
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 09:17
Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka vijuar me kontrollet ne burgje për sende të paligjshme.
Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 23.30 të mbrëmjes në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara.
Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar tre telefon cularë, tre karikues si dhe pesëkaçavida.
Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera.
Kontrollet në Peqin pasojnë ato në burgun e Fierit ku u gjetën 22 doza droge.
Policia tha se bashkë me lëndën narkotike është gjetur edhe një televizor i pajisur me kufje për komunikim me jashtë dhe një sharrë e përshtatur për prerjen e hekurave të dritareve.




