"Vendoret", rikthehet Këshilli i Europës, delegacioni do të vëzhgojë në distancë zgjedhjet në 6 bashkitë

Këshilli i Europës do të monitorojë zgjedhjet e pjesshme lokale në Shqipëri, të cilat do të zhvillohen me 6 mars.
Përfaqësuesit e KiE-së do të vëzhgojnë në distancë procesin e zhvillimit dhe organizimit të procesit zgjedhor si dhe ditën e votimit në 6 bashkitë në vend.
Me 24 dhe 25 shkurt ata do të zhvillojnë takime online me kryetarët e partive politike të cilat janë regjistruar për të marrë pjesë me kandidatët e tyre në këto vendore.
Delegacioni i Këshillit të Europës sëbashku me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë dhe kryekomisionerin Ilirian Celibashi do të mbajnë edhe një konferencë online për mediat.
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, në të cilat PS ishte e vetme në garë pasi opozita zgjodhi të mos merrte pjesë, Këshilli i Europës refuzoi të monitoronte procesin e votimit.

