Furnizonte shkollën me kanabis, arrestohet pronari i lokalit në Shkodër

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31 vjeçar, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa. 

"U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh. 31 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.  Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në lagjen “Naim Gjylbegu”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në afërsi të një shkolle dhe në ambientet e lokalit të tij". 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.